HAS – Pas zbulimit të identiteteve të 3 prej të arrestuarve nga operacioni në Has, ku u zbulua një laborator i përpunimit të drogave të rënda, kane reaguar familjaret e te arrestuareve.

Të pyetur nga gazetarja Dorjana Bezat, familjarët thanë se ishin terrorizuar nga policia.

“Erdhën dhe arrestuan të gjithë familjen. Policia arrestoi Xhevitin sëbashku me bashkëshorten Anilën duke lënë vetëm dy fëmijët e mitur. Policia mori edhe djalin 15 vjeçar. Që prej arrestimit nuk kemi pasur asnjë kontakt me ta, fëmijët janë terrorizuar. Nëna e Xhevitit është e paralizuar dhe ka nevojë për shërbim,” u shprehën familjarët për BalkanWeb

Të arrestuarit janë Flamur Bisho Çela, Xhavit dhe Mustaf e Anila Shuti si edhe Vehbi Barushi.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se i arrestuari Flamur Bisho Çela punon prej 26 vitesh si shofer tek  zjarrfikëset në Shkodër.

Nga operacioni janë zbuluar më shumë se 100 kg drogë e dyshuar heroinë, e cila është sekuestruar nga policia.

Aksioni është rezultat i një hetimi disa mujor dhe aktualisht po vijojnë kontrollet për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: