TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut denoncimin e një qytetari dixhital lidhur me laboratorin e heroinës të zbuluar pak ditë më parë në Has.

Përmes një mesazhi drejtuar Berishës, qytetari shkruan se më 10 shtator të këtij viti, një agjent i Antidrogës kishte njoftuar Admir Hoxhën, i cili cilësohet si ‘pronari’ i laboratorit në fjalë, se ishte në përgjim dhe se duhej të arratisej.

DENONCIMI TEK BERISHA
Me dt 10 shtator antidroga njoftoi Admir Hoxhen, pronarin e fabrikes se heroines se ishte ne pergjim!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Respekte z Berisha nga te dhenat te sigurta per Admir Hoxhen pronarin e resort Ador ne Rinas qe eshte i implikuar ne punishten e heroines ne kukes ai ka lidhje shume te fuqishme me pushtetar te lart dhe edht lajmerua me dt 10 shtator nga agjent te antidroges te policise se shtetit qe ishte ne pergjim dhe te arratisej nga vendi. Admiri e dha lokalin me qera nje arabi dhe largoj personelin punetor fshihu kamerat e zhduku provat dhe largoj nje sasi te madhe kokaine e heroine nga depot e resortit. Ai e kishte mbyllur licensen para dy viteve dhe operonte me pak pun ne resort. Ai ishte garant i hashashit ne Turqi dhe vlera e hashashit vinte ne Shqiperi heroine.

Berisha
Berisha

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb