Laburistët konfirmuan të enjten kundërshtimin e tyre ndaj marrëveshjes së Brexit-it të prezantuar nga kryeministrja Theresa May, para zhvillimit të votimit të tretë që parashikohet për ditën e premter, njoftoi Keir Starmer, përfaqësuesi laburist i ngarkuar me Brexit.

Ai kundërshtoi gjithashtu edhe përpjekjen e ekzekutivit për të ndarë marrëveshjen e daljes nga deklarata politike mbi marrëdhëniet e ardhshme me BE-në.

“Bëhet fjalë për dy dokumente që kryeministrja ka qartësuar se janë pjesë e të njëjtës paketë negociatash dhe ato nuk mund të ndahen në këtë moment”, tha Starmer për “SkyNews”.

“Të bësh një Brexit më të verbër nga ç’është nuk e zgjidh problemin”, tha Jeremy Corbyn.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb