Sparta Pragës është kualifikuar për në turin e tretë të Champions League. Kampionët e Çekisë mposhtën 4-2 Shamrock Rovers në shtëpi. Më parë kishin fituar 0-2 në transfertë.
Gjatë sfidës së sotme spikatën lojtarët shqiptarë.

Fillimisht Qazim Laçi asistoi golin e dytë për Spartën. Më pas Ermal Krasniqi i pasoi Indrit Tuci, që shënoi supergol për të vulosur gjithçka në 4 me 2. Sparta e Pragës do të ndeshet në turin e tretë me fituesin e çiftit FCSB – Maccabi Tel Aviv. Sfida e parë mes tyre ka përfunduar barazim 1-1.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: