Kastrioti ka qenë duke parë të afrohej shumë me mbijetesën në superior, por në minutën e 90-të, iu shemb toka nën këmbë. Krutanët, që luanin në transfertë ndaj Laçit, udhëhiqnin 1-0 ndaj kurbinasve dhe shikonin që Tirana po barazonte 0-0 ndaj Skënderbeut, çka e ngushtonte në një pikë diferencën mes dy ekipeve, por pikërisht në ekstremin e ndeshjeve, ka ardhur goli i Hasanit në kryeqytet dhe barazimi Lushkjes në Laç, me bardhezinjtë që kanë barazuar, duke iu afruar kështu 1 pikë Skënderbeut të vendit të pestë.

Ndeshje me “laps” në dorë në “Niko Dovana”. Dy skuadrat kishin nevojë pikë, kanë barazuar 0-0, rezultat që u shkon për shtat si Teutës ashtu dhe Luftëtarit, me durrsakët që ruajnë vendin e katërt në kuotën e 48 pikëve, ndërsa gjirokastritët mbajnë 5 pikë poshtë vetes Kastriotin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb