Qazim Laçi, mesfushori i kombëtares komentoi humbjen 2-0 ndaj Çekisë.
“Nisja me gol na prishi lojën që menduam. Duhet të niseshim më mirë pasi e dinim që ata do luanin me topa të gjatë. U munduam, por nuk e bëmë më.
Kishim edhe një aksion me Bajramin që goditi dhe ishte afër golit. Fillimi i keq na prishi, por më pas patëm edhe raste shënimi. Me golin e dytë mbaroi loja.
Çekët më njihnin, sot Asllani bëri mesfushorin e avancuar. U munduam, por nuk na eci.
Fillimi i lojës me topat e gjatë nuk ndihmuan shumë. Humbëm shumë topa të dytë dhe na iku pak loja. Pas golit arritëm disa minuta të qarkullojmë topin, patëm raste. Me rastin e Asanit mund të bënim një gjë më të mirë, por ajo 2-0 na fiku dritat”, tha Laçi.