Laçi dhe Bylis do të përballen më 18 janar në orën 13:30. Një nga ndeshjet më interesante që do të luhen për javën e 21-të të Superiores, për shkak se Bylis ndodhet në vendin e shtatë dhe Laçi në atë të tetë.
Kjo ndeshje që hap dhe javën e ardhshme, do të shohë kurbinasit pa disa titullarë në Laç. Kjo për shkak se sfida e fundit që u humb me Egnatian, la dhe disa pasoja të tjera nga kartonët.
Kështu Melo do të mungojë për shkak të kartonit të kuq, që mori në përfundim të ndeshjes. Në anën tjetër Kristian dhe Mjaki plotësuan numrin e kartonit duke u bërë dhe ato mungesa të sigurta.
Kështu është tre numri i titullarë që do i mungojë Morieros.