Samuel Opeh është lojtari më i ri i Laçit. Lajmi është dhënë nga klubi kurbinas, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Qendërmbrojtësi, do të vihet menjëherë në dispozicion të skuadrës, para sezonit të ri.

“KF Laçi njofton se ka arritur marrëveshjen dhe ka firmosur me qendërmbrojtësin 25-vjeçar, Samuel Opeh. Futbollisti nga Nigeria e ka nisur karrierën në vendlindje, ku ka luajtur me Ace FA dhe Warri Wolves FC, për t’u aktivizuar më pas edhe në Uzbekistan te FK Oqtepa dhe Loko Tashkent. I urojmë suksese Samuel me fanellën ⚪⚫!”, shkruhet te faqja e klubit.

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb