Është fakt se që nga ardhja e Françesko Morieros në krye të stolit, Laçi është një skuadër krejt tjetër nga ajo i fillimit të sezonit, që dukej e dorëzuar pa kushte kundër të gjithë rivalëve që i viheshin përballë.

Por ajo që i dëmton më së shumti kurbinasit në këtë sezon duket se është mosha dhe përvoja e lojtarëve. Fakti që janë një skuadër e re, me djem plot grintë e dëshirë, por pa “dinakërinë” dhe përvojën e nevojshme, është një argument i fortë përse bardhezinjtë nuk kanë vazhdimësinë e pritshme.

Skuadra e Françesko Morieros në këtë sezon nuk ka arritur asnjëherë të bëjë dy fitore bashkë apo radhazi. Në ndeshjen e fundit kundër Elbasanit ata arritën të triumfonin dhe të zhvillonin një paraqitje shumë pozitive dhe tashmë do të tentojnë të thyejnë “tabunë” e fitoreve radhazi.

Përballë është një rival mjaft potent si Partizani, por në shtëpi kurbinasit janë një “kockë e fortë” për çdo kundërshtar të Kategorisë Superiore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb