TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha pyet kryeministrin Edi Rama ku janë dy narkodrejtorë?! Në një status në “Facebook” Berisha publikon mesazhin e një qytetari nga Laçi që thotë se drejtori i ujësjellësit dhe i kulturës janë në burg në Spanjë pasi akuzohen për vjedhjen e shtëpisë së lojtarit të Real Madrid, Benzema.

STATUSI I BERISHËS
Ne pyetje nga qytetari i Laçit për Edvinin:
Ku janë dy narkodrejtorë që janë zhdukur?! sb
Përshëndetje zoti Berisha jam një qytetar nga Laçi, ma pyet pak kryeministrin ku ndodhen dy drejtorët, një të ujësjellësit e një të kulturës, apo janë në burg në Spanjë ku akuzohen për vjedhjen e shtëpisë së Realit të Madridit Benzema, qyteti i Laçit është pa dy drejtorë.

Shtëpia e sulmuesit të Real Madrid, Karim Benzema u vodh gjatë mbrëmjes së 27 shkurtit në kohën kur po luhej ndeshja mes Realit dhe Barcelonës për kupën e Spanjës.

Berisha Fb
Berisha Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb