Tekniku i Laçit, Moreiro komentoi barazimin pa gola ndaj Partizanit.
“Kemi bërë një ndeshje të madhe kundër një skuadre të fortë, skuadra ime dha zemrën në fushë, episodi i fundit mund ta fusnim golin, patëm mundësi për të fituar. Për mënyrën si luajtëm sot, çunat meritonin të fitonin, por e pranojmë këtë barazim. Duhet të vazhdojmë punën, objektivi i parë është arritur, kemi dalë për momentin nga zona e ftohtë, nuk mund të dorëzohemi, ky është shpirti i skuadrës.
Melos ia kam kërkuar unë që ta marrë topin pas mesfushë, futbolli është revolucion, nuk ka më futboll pozicional, për mua është që të mbulojmë hapësirat boshe, shohim edhe skuadrat e tjera, duhet të zemë hapësirat boshe, për këtë po punoj qëkur kam ardhur, jam shumë i kënaqur me lojën e djemve dhe më pak me rezultatin, e them çdo herë që jemi një skuadër e re dhe përballë kishim një skuadër të fortë.
Në sy të njerëzve e meritonim të fitonim, Partizani luajti keq dhe kjo është merita jonë që i bëmë të luajnë ashtu. Kemi bërë presing nga minuta e parë, jam i kënaqur me këtë, gjithsecili e sheh nga këndvështrimi i vetë, kjo është një skuadër që me të vërtetë punon shumë. Në raport me skuadrat e tjera ne nuk mund të dorëzohemi, sepse janë shumë pikë në lojë, kemi bërë dy gabime që mund të na kushtonin, bëmë çdo gjë për të fituar. Unë zgjidhjet i kam, bëj zëvendësime kur trajneri ka nevojë, po punojmë për të rritur të rinjtë, ky është një nga objektivat tanë, shumë herë bëjmë ndërrime, por sot skuadra ka qenë perfekte”,- tha ai.