Si rrallë herë sezonet e fundit, Laçi është me larg se pranë Europës. Vetëm matematika dhe licencimet mbajnë ende të ndezur shpresën e kurbinasve për të siguruar një biletë për në paraeliminatoret e Europa League. 2 javë përpara përfundimit të sezonit, kurbinasit ndodhen 5 pikë larg vendit të 3-të por këtë të dielën luajnë ndeshjen e fundit përballë publikut të tyre. Krejt ndryshe nga se bëri Tirana në sfidën kundër Kastriotit, Laçi i bën thirrje tifozëve të jenë sa më të shumë në shkallët e stadiumit. Me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”, klubi i Laçit i kërkon tifozëve të mos mungojnë në këtë sfidë ku kanë miliona arsye për të arritur objektivin:

Laci
Laci

“Rikthehemi në shtëpi, rikthehemi aty ku duhet të jeni edhe ju, e fundit ndeshje në shtëpi për këtë sezon. Luajmë kundër Tiranës, arsyet për të fituar janë me miliona dhe më kryesorja për ju dhe objektivin që kemi. Ta mbyllim me fitore dhe së bashku mund t’ia dalim. E treguam në Kupë, ku dhamë gjithçka. Këtë herë na mjafton të fitojmë dhe ju ftojmë të jeni sërish krah nesh, të bëni atë që bëni zakonisht dhe në fund të festojmë. Japim gjithçka në fushë t’iu bëjmë të lumtur, ndaj mos mungoni”, lexohet në statusin e klubit laçian, një mesazh i qartë për Tiranën dhe shpresë për Kastriotin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: