Lacio fiton Kupën e Italisë duke mposhtu në finale Atalantën, me Tomas Strakoshën që fiton derbin kuqezi ndaj Berat Gjimshitit dhe Etrit Berishës. Ka qenë një takim i luftuar në “Olimpico të Romës”, por që është zgjidhur vetëm në minutat e fundit kur Milinkoviç-Saviç dhe Korrea vulosën suksesin bardhekaltër.

Vigjilja e ndeshjes ishte plot tension me tifozërinë bardheklatër që pati përplasje të forta me forcat e rendit, por që fatmirësisht nuk ndikuan në mbarëvajtjen e ndeshjes.

Simone Inzagi e ka të palëvizshëm nga shtyllat e portës Strakoshën, ndërsa Gasperini i beson Gjimshitit si titullar, por jo Berishës, vendin e të cilit e merr sërish Golini.

Sfida është e luftuar, por takimi do të zhbllokhet vetëm në minutën e 82-të, kur Milinkoviç-Saviç mposht në një duel ajror Gjimshitin duke çelur rezultatin. Atalanta përpiqet dëshpërimisht të barazojë, por në minutën e fundit të kohës së rregullt Korea i vë kapak ndeshjes.

Berisha dhe Gjimshiti dështojnë të fitojnë trofeun, ndërsa për Strakoshën ky ishte sukessi i dytë në Kupën e Italisë, pasi në vitin 2013 ishte portier i tretë i Lacios.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb