Ndeshja mes Lazios dhe Napolit mund të quhet edhe si një “derbi shqiptarësh”, pasi Strakosha dhe Hysaj ishin përballë njëri-tjetrit. Të dy futbollistët kuqezi bënë një ndeshje shumë të mirë, por në fund ishte mbrojtësi shkodran ai që triumfoi dhe u largua nga kryeqyteti italian me tre pikë në xhep.

Notat e dy futbollistëve të kombëtares kuqezi:
Strakosha 6 – Fatmirësisht për të, arbitri Banti anulon një gol në minutën e 41’ të takimit, për të cilin Strakosha do të kishte përgjegjësi të mëdha. Bëri shumë pritje shpëtimtare dhe nota e tij mund të ishte më e lartë, po të mos ishte për dy golat e pësuar.
Hysaj 6.5 – Mbrojtësi shkodran bën një ndeshje të shkëlqyer në fazën mbrojtëse, duke mos lënë asnjë hapësirë në prapavijë. Aspak fajtor në pësimin e golit, pasi erdhi në krahun tjetër të mbrojtjes. Meritë absolute edhe te goli i fitores, pasi dha krosin final. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb