Pas Alyssa Milano dhe Milla Jovovich dhe Lady Gaga rrjeshtohet kundër aprovimit të ligjit anti-abort në shtetin e Alabamës, në Shtetet e Bashkuara. Në Twitter ajo shpjegon: Është një ofendim ndalimi i abortit në Alabama, dhe akoma më mizor fakti i përjashtimit të gjithë atyre që janë përdhunuar dhe që po jetojnë me një incest.”


“Ka edhe një dënim për mjekët që ndjekin këtë operacion për pjesën më të madhe të përdhunuesve? Kjo ëhstë një farsë dhe lutem për të gjitha ato femra që vuajnë fajin si shkak i këtijh sistemi”-shkruan këngëtarja më tutje.


Aktorja e mëparshme e “Streghe” Alyssa Milano iu bashkua fushës duke propozuar një “grevë seksi” dhe në mediat sociale ajo kishte nisur një apel: “Bashkohuni me mua që të mos bëni seks derisa të kthehemi në autonomi e fizikut tonë… “.


Ndërsa Milla Jovovich shkoi më tej duke treguar përvojën e saj shumë intime: “Kam abortuar dy vjet më parë dhe ende kam makthe natën …”.