Lady Gaga prezantoi linjën e saj të kozmetikës “Haus Laboratories”.

“Ata thonë se bukuria është në sytë e atyre që të shikojnë,” tha Gaga. “Por në Haus Laboratories, ne themi që bukuria është se si ti e sheh veten.”

Linja e kozmetikës “Haus Laboratories” ka në vizionin e saj është përhapjen e mirësisë, trimërisë dhe krijimtarisë.

Këngëtarja tregoi në rrjetet sociale sesi luftoi për të përvetësuar bukurinë e saj të brendshme dhe të jashtme kur ishte e vogël.

Pastaj zbuloi make up pasi shikonte nënën e saj duke u lyer në mëngjes.

“Fillova të eksperimentoj me make up si një mënyrë për ti bërë ëndrrat e mia të forta. Pikërisht atëherë shpika Lady Gaga. Gjeta superheroin brenda meje duke u parë në pasqyrë dhe duke parë se kush doja të isha,” tha Gaga.

Shitjet e produkteve nga linja “Haus Laboratories” fillojnë në 15 korrik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb