SHBA

Teksa fansat e Lady Gaga-s bërtisnin në kor emrin e Bradley Cooper gjatë një koncerti në Las Vegas, këngëtarja ka vendosur të reagojë për herë të parë pas ndarjes së çiftit të famshëm. Fansat në koncert e pyesnin “Ku e ke Bradley-n”, ndërkohë Gaga ka dhënë këtë përgjigje për ta “Jini të sjellshëm ose zhdukuni”.

Irina Shayk dhe Bradley Cooper i dhanë fund marrëdhënies së tyre 4-vjecare. Çifti i njohur ka edhe një vajzë 2-vjecare. Shpesh është aluduar se Lady ka qenë shkaku i ndarjes së tyre. Roli i Bradley në filmin “A star is born”, ku protagoniste ishte Lady Gaga solli një telenovelë të vërtetë reale në jetën e tyre. Ata e kanë mohuar gjithmonë se se mes tyre ka një romancë, por fansat vazhdojnë të këmbëngulin për të kundërtën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: