Wendy Starland ishte e para që kuptoi talentin e Lady Gaga. Kur producentit diskografik Rob Fusari kërkoi një artiste ‘karizmatike dhe të guximshme’, ajo nuk pati asnjë dyshim dhe mendoi për Germanotta. Premtimi, jo i mbajtur prej këngëtares, ishte ajo që të ndaheshin të ardhurat e gjeneruara të yllit të lindur të pop-it. Tani zbuluesi i Gaga do të dëmshpërblehet me 7.3 milion dollarë.

Ajo që ka marrë këtë vendim ishte gjykata federale, e cila në fund të procesit ka hedhur poshtë një kërkesë të këngëtares, për të ulur vlerën në favor të autorit të këngëve. Gjatë debatit Starland kishte treguar se Fusari i kishte kërkuar ti gjente një këngëtare ‘të cilën mund ta mbanin gjithmonë në vëzhgim’.

Kështu ajo i prezantoi atij Lady Gaga, që në atë kohë quhej thjesht Stefani Germanotta, pas një performance në New York në 2006.

Vetë Gaga thotë në një deklaratë në 2011, që Fusari dhe Starland kishin bërë një marreveshje verbale për të ardhurat e koncerteve të saj:’Besoj që në fillim kishin vendosur një marrëveshje 50 me 50, por pastaj Rob ndryshoi mendim’ .

Fusari, fitues si producent i një Grammy Awards, ka punuar edhe me Beyonce, Whitney Houston dhe Will Smith dhe i ka ngritur një padi Lady Gaga për 35 milion dollarë, por më pas e ka tërhequr atë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb