Këngëtarja Lady Gaga ndau detaje të rralla në kopertinën e saj të ‘Vogue’, të publikuar të enjten, rreth takimit dhe fejesës me Michael Polansky.

Ajo shkoi në festën e ditëlindjes së Sean Parker në shtator 2019 dhe “vazhdoi të pyeste” për Polansky derisa më në fund u prezantuan – dhe “folën për tre orë”.

Sipërmarrësi gjithashtu ndau përshtypjen e tij të parë me revistën, duke thënë se ai ishte “i goditur menjëherë nga ngrohtësia dhe çiltërsia e saj”.

Dyshja folën në telefon për javë të tëra përpara se të dilnin në takimin e tyre të parë, duke u dashuruar dhe duke u karantinuar së bashku në Malibu, Kaliforni, mes pandemisë së coronavirusit.

“Ishte vërtet diçka e veçantë” ,tha Gaga. “Kam qenë shumë e fokusuar në karrierën time që kur isha adoleshente. Dhe dhurata e asaj kohe ishte se unë u përqendrova plotësisht në marrëdhënien time. Takova këtë qenie njerëzore plotësisht mbështetëse, të dashur që donte të më njihte jashtë Lady Gaga-s”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: