I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak është takuar me sekretarin e shtetit të Spanjës për BE-në, Fernando Mariano Sampedro Marcos.

Takimi i tyre ndodhi në margjinat  e Forumit Ekonomik Botëror dhe në aktivitetet e think tankut pan evropian, Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë në Madrid.

Lajçak ka njoftuar se me spanjollin Marcos kanë diskutuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe çështjet e tjera në Ballkan.

“Ne patëm një diskutim të gjerë dhe të dobishëm rreth Dialogut dhe çështjeve më të gjera të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Lajçak në “X”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: