Shqipëria ka bërë përparim të qëndrueshëm në adresimin e pesë prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave per anëtarësimin ne BE. Deklarata u bë nga ministri i jashtëm Sllovak Lajcak gjatë prezantimit te prioriteteve të Presidencës sllovake te BE-se, Sipas tij përpjekje të mëtejshme janë të nevojshme. Ne me padurim presim miratimin e shpejtë të reformes gjyqësore deklaroi Lajcak.

Kjo do të mundësojë fillimin sa më të shpejtë të zbatimit të kësaj pjese të rëndësishme. Nëse vendi jep rezultate duhet te pasqyrohet në raportin e vjeshtës se komisionit europian. Në këtë rast, ne do të dëshironim qe te mundësonim hapin e ardhshëm ne dhjetor” deklaroi ministri i Jashtëm Sllovak Miroslav Lajcak.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: