Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka njoftuar për një takim me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, në kuadër të Forumit të Dubrovnikut. Ai tha se me të ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Gjatë Forumit të Dubrovnikut në takim me Miroslav Lajçak. Diskutuam situatën politike në Europën Juglindore dhe procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Gjithashtu, Plenkoviç u takua edhe me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit James O’Brien, me të cilin tha se foli për marrëdhëniet e shtetit të tij me SHBA-në.

“Në takim me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit James O’Brien konfirmuam marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe Kroaci-SHBA. Ne vazhdojmë bashkëpunimin strategjik në fushën e mbrojtjes dhe energjisë dhe dialogun cilësor për një sërë çështjesh ndërkombëtare, duke përfshirë mbështetjen e fortë për Ukrainë”, shkruajnë mediat e Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: