Duhej të kishte mbaruar në vitin 2017, por siç i thonë asaj shprehjes së vjetër popullore, më mirë vonë se kurrë. Kështu dhe stadiumi i ri i Partizanit, që do të ndërtohet si pjesë e projektit të ri të shtëpisë së kuqe, po vijon punimet me intesitet ditët e fundit. Pamjet e publikuara nga vetë klubi kryeqytetas në Instagram, tregojnë se edhe tribuna përkarshi është drejt fundit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nuk dihet ende kapaciteti i këtij stadiumi, pasi shifra shpeshherë ka ndryshuar që nga projekti fillestar, por vetëm tribuna qëndrore ka mbi 2300 vende, ndërsa së bashku me atë karshi, por edhe tribunën pas porte që do ndërtohet për grupimin “Ultras Guerrils”, çka e njofton vetë klubi, ky stadium pritet t’i kalojë 5 mijë vendet dhe do të shfrytëzohet nga Partizani për pjesën më të madhe të takimeve, ndërsa përplasjet “big” pritet të zhvillohen në “Arenën Kombëtare”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb