Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj është një nga më të kërkuarit në merkato, falë paraqitjes së shkëlqyer me Napolin. Së fundmi emri i tij është duke qarkulluar te kampionët e Europës, Real Madrid.

Media spanjolle “Don Balon” zbulon se mesfushori kroat Luka Modriç ka biseduar me presidentin Perez, ku përveç se ka qartësuar të ardhmen, i ka sugjeruar presidentit, mbrojtësin e Sociedadit, Odriozola dhe futbollistin shqiptar Elseid Hysaj, i cili shikohet si një alternativë bindëse në krahun e djathtë.

Klauzola nuk është aspak problem për Realin e Madridit dhe në rast se mbrojtësi shkodran është në planet e skuadrës madrilene mund të kalojë pa u menduar 2 herë.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/lajm-i-bujshem-nga-spanja-modric-i-sugjeron-perezit-mbrojtesin-shqiptar/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: