BULQIZË- Një minator është plagosur rëndë në minierën e Martaneshit në rrethin e Bulqizës, teksa punonte për të nxjerrë krom. Ngjarja e rëndë siç raporton gazetari Enver Doçi për BalkanWeb është regjistruar rreth orës 11:00 të ditës së sotme, kur minatori, Avni Heti 45 vjeç ka hyrë si çdo ditë në galeritë e minierës.

Në momentin që është plagosur rëndë, Heti punonte në 1 mijë metra thellësi nën tokë.

Sipas të dhënave në spitalin rajonal të Bulqizës, minatori është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tirnaë, duke qenë se gjendja e tij ishte tepër e rëndë.
vijon

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: