MAT– Një 35-vjecar ka humbur jetën në fshatin Rrethe-Bazë të Matit pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Viktima është M.B 35 vjeç.

35-vjeçari ishte duket ndërruar një prizë në banesën e tij kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe humbur jetën në vend. Forca policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15.10, jemi njoftuar se një shtetas është dërguar nga familjarët pa shenja jete në spitalin e Burrelit.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake të kryera ka rezultuar se: Shtetasi M.B, rreth 35 vjeç, banues në fshatin Rrethe-Baz, duke ndërruar një prizë në banesën e tij dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon hetimet dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: