Një grup prej 5 personash kanë mbetur të bllokuar sot prej të paktën 3 orësh në shpellën e Pëllumbasit, në kanionet e Erzenit. Në një telefonatë për “BalkanWeb” një nga personat e mbetur të bllokuar tha se së bashku me miqtë e tij kishin shkuar për ngjitje, kur njëri nga ata ndrydhi këmbën.

Urgjenca mjekësore dhe policia ndodhen në vendngjarje, ndërkohë ndërhyrja është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë. Pritet ndërhyrja e zjarrfikëses.

Personi që ndrydhi kaviljen mësohet të jetë 42 vjeçari, Gazmend Bugalli, i cili raportohet të jetë në gjendje të rënduar.

“Po na mbaron bateria. Është e vështirë lëvizja me barrelë e të  sëmurit.”, u shpreh  në telefonatë, një nga anëtarët e grupit të mbetur të bllokuar. Ai tha se po i mbarojnë edhe lëngjet e marra me vete, ndërsa kërkoi që të bëhet ndërhyrja nga ajri për faktin që është e vështirë lëvizja me barrelë i të sëmurit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb