Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 3 të arrestuarit të cilët akuzohen për vrasjen e Stavri Minos. Mësohet se masa ‘burg pa afat’ është caktuar për Agron Hametin, ndërsa për Astrit Hametin dhe Nusret Hodën ‘Burg me afat’ 30 ditë.

Siç u raportua dhe diten e ngjarjes, gjithçka ka ndodhur për një sharje mes viktimës dhe njërit prej vëllezërve Hameti, duke bërë që mes tyre të nisë sherri, i cili ka rezultuar tragjik për Minon.

Ata deklaruan në polici pas arrestimit se nuk kanë pasur asnjë qëllim të vrisnin Minon, duke u shprehur se gjithçka ka ndodhur aksidentalisht.

Sipas tyre, 56-vjeçari ka rënë pas goditjes në një gur dhe ka pësuar gjakderdhje, ndërsa kanë shtuar se nëse ambulanca do të kishte mbërritur më shpejt, mund ta kishte shpëtuar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: