Drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha është shkarkuar nga detyra ditën e sotme. Dyshohet se Basha ka abuzuar me fondet në Teatrin Kombëtar.

Basha është shkarkuar ditën e djeshme me vendim të Këshillit të Ministrave. Në vend të tij, pritet të emërohet një tjetër drejtor.

Para shkarkimit,  Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, pati ngritur nje grup pune per te verifikuar akuzat, proces pas te cilit, do te merrej nje vendim. 

“Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka ndjekur me vëmendje, sikurse me shqetësim, zhvillimet e fundit mbi kronikat e transmetuara nga një emision investigativ lidhur me menaxhimin në Teatrin Kombëtar.

Për të garantuar transparencën dhe përgjegjshmërinë institucionale, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, më datë 23.12.2024 ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune për të inspektuar situatën dhe aludimet e ngritura lidhur me disa aspekte të produksionit në Teatrin Kombëtar. Pas shqyrtimit me detaje të të gjithë dokumentacionit dhe fakteve të raportuara, do të vlerësohet përputhshmëria dhe do të merren masat ligjore të nevojshme”, thuhej ne sqarimin e MEK-it ne dhjetor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb