Një aksident i pazakontë është regjistruar sot afër Kryeministrisë. Mësohet se një mjet me shpejtësi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trotuar, duke përplasur kështu një çift të rinjsh.

Këta të fundit kanë mbetur të plagosur.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta. Siç shihet nga pamjet, në vendin e ngjarjes ndodhet ambulanca dhe policia. Mësohet se ‘Benz’-i ka qenë me shpejtësi të lartë duke ardhur nga liceu te kryqëzimi i RTSH dhe ka përfunduar ne trotuar, duke përplasur çiftin. Ndërkohë, vajza ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Nga të dhënat e para, në automjet ishin dy djem.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksident, ndërkohë, policia po heton për rastin në fjalë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: