ELBASAN

Një aksident rrugor u ka marrë jetën dy personave në Cërrik, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ende  nuk dihen shkaqet, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Gazetari i “BalkanWeb”, Ftmir Popja raporton e aksidentit është shënuar paditen e sotme në fshatin Kamuna.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Kamuna, Cërrik, është përplasur mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. Sh., banues në Cërrik, me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.H., banues në fshatin Kamuna, Cërrik, dhe një karrocë me drejtues shtetasin A.M., banues në fshatin Linas, Cerrik.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë shtetasi A.Sh., 48 vjeç, banues në fshatin Lumas, Cërrik, i cili ishte pasagjer në një nga automjetet si dhe shtetasi A. M., ( drejtuesi i karocës).

Ndërsa dy drejtuesit e automjeteve, ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: