Një aksident me vdekje dyshohet se ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Çerenecit-Ostren.
Ngjarja ka ndodhur pranë Bulqizës. Si pasojë e aksidentit, dyshohet se ka ndërruar jetë shoferi i furgonit.
Mësohet se nga aksidenti janë lënduar edhe disa pasagjerë.
Bulqizë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:00, në aksin rrugor Ura e Çerenecit – Ostren, shtetasi K.B., rreth 63 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë 63-vjecari, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
(Balkanweb)