Aksident me vdekje në Vlorë. Makina përplas motorin dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit.

Ngjarja ndodhi në Triport paraditen e sotme. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton rreth shkaqeve të aksidentit.

Deri më tani nuk dihet identiteti i viktimës.

“Vlorë/Informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Triportit”, automjeti me drejtues shtetasin N. P. është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. P., është shoqëruar në komisariat, për veprimet procedurale.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e drejtuesit të motomjetit”, njofton policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: