Një aksident  ka ndodhur disa minuta më parë në rrugën nacionale Fier-Patos në vendin e quajtur Grizë.

Dy automjete, të tipit tip “Audi” dhe një “Ford”, janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar jo vetëm dëme materiale, por edhe disa të plagosur.

Mësohet se personat e lënduar janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të policisë dhe ekspertë të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb shihet se automjeti i tipit “Ford” ka përfunduar i përmbysur anës rrugës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: