ELBASAN
Dy turistë izraelitë janë përfshirë në një aksident rrugor pranë unazës jugore të Elbasanit. Motori me të cilën po udhëtonin dy turistët u përplas me një makinë, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e saj.
Gazetari Fatmir Popja raporton për “BalkanWeb” se gjendja shëndetësore e njërit prej turistëve është e rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Tiranës.. “BalkanWeb” ka mësuar se motori me të cilin u përplasën dy turistët rezulton me targa rumune.