ELBASAN

Dy turistë  izraelitë janë përfshirë në një aksident rrugor pranë unazës jugore të Elbasanit. Motori me të cilën po udhëtonin dy turistët u përplas me një makinë, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e saj.

Gazetari Fatmir Popja raporton për  “BalkanWeb” se gjendja shëndetësore e njërit prej turistëve është e rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Tiranës.. “BalkanWeb” ka mësuar se motori me të cilin u përplasën dy turistët rezulton me targa rumune.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: