Një aksident është raportuar mbrëmjen e sotme në Gramsh. Automjeti tip “Land Rover”, që drejtohej nga shtetasi O. Ll., 24 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues 47 vjeçarin Artan Llapushi.

Mësohet se si pasojë e përplasjes së fortë janë dëmtuar 47 vjeçari Artan Llapushi dhe djali i tij, Orgito Llapushi , 26 vjeç. Lajmi bëhet i ditur për ‘BalkaneWeb’ nga gazetari Shkëlzen Henkoja.

Të dy të dëmtuarit pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Gramshit kanë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa 24-vjeçari O.Ll është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve procedurale.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

Gramsh/ Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në unazën e qytetit, Gramsh, automjeti tip “Land Rover”, që drejtohej nga shtetasi O. Ll., 24 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin A. Ll., 47 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar shtetasi A. Ll. dhe djali i tij shtetasi O. Ll., 26 vjeç, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

24-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupit hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: