KORCE

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Kapshticë. Një mjet ka goditur 3 këmbësore në afërsi të Kapshticës. 2 gra kanë ndërruar jetë në vend ndërsa fëmija ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin rajonal të Korcës.

Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30 në afërsi të Kapshticës. Dy viktimat janë shpërfytyruar nga mjeti i cili dyshohet të ketë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Drejtuesi i mjetit si fillim është larguar nga vendngjarja por më pas është kapur nga policia dhe është shoqëruar në komisariat.
Policia në vendngjarje po zbardh rrethanat e kësaj ngjarje te rende. Duhët thënë së rruga nacionale Korcë -Kapshticë është pa ndriçim çka ka bërë që automjeti të mos shohë kalimtarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb