KORÇË

Një aksident ka ndodhur sot në aksin nacional Korçë-Kapshticë ku kanë mbetur të plagosura tre shoqe, një prej tyre gazetarja Iris Rezhda. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:50 në Bitinckë. Sipas policisë, një mjet ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur drejtuesja e mjetit Rezhda dhe dy vajzat që ishin pasagjere.

Të plagosurat janë transportuar në spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut. Policia ka kryer veprimet hetimore në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Në aksin rrugor Korçë-Devoll, pranë fshatit Bitinckë, ka dalë nga rruga mjeti tip “Citroen” me drejtuese shtetasen I.R, banuese në Korçë. Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe dy pasagjere në mjet shtetaset D.H dhe R.H, të cilat ndodhen për mjekim në Spitalin e Bilishtit, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb