(Në përditësim) KORÇË- Dy automjete të eskortës së kryeministrit Edi Rama janë përfshirë në një aksident të rëndë në Korçë. Sipas të dhënave të para, aksidenti ka ndodhur në mesditë në hyrje të qytetit juglindor, ku janë përplasur r automjete, dy prej tyre e eskortës së Ramës.

“BalkanWeb” mëson se automjeti civil që vinte nga kahu i kundërt ka goditur mjetin e eskortës dhe ky i fundit ka dalë nga rruga. Në aksident është përfshirë makina e dytë e eskortës së kryeministrit Edi Rama por edhe një taksi. Në makinën e dytë qëndron shoqëruesi dhe shoferi i Ramës.

Si pasojë e aksidentit dyshohet se janë plagosur disa persona, të cilët janë dërguar me urgjencë për në spital. Të lënduarit janë nga taksia dhe nga automjetet e eskortës. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë.

Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama ndodhet në Korçë në kuadër të mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Shqipërisë me qeverinë e Kosovës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb