KORÇË

Një tjetër aksident i frikshëm është shënuar në aksin rrugor Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Petrushë. Nga të dhënat e para thuhet se një trajler i tonazhit të rëndë ka goditur një makinë me targa greke, ndërsa shoferi i kësaj të fundit ka ndërruar jetë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes. Gazetarja e “BalkanWeb” Lorena Kodra ka siguruar pamjet e para nga vendngjarja.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 03.10.2019, në orën 12.30, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Petrushë, janë përplasur mjeti tip “Benz” (me targa greke), me një mjet tip kamion, me drejtues shtetasin F.M, 47 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, tip “Benz” (ende i paidentifikuar). Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë për ngjarjen.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: