LAÇ

Një aksident rrugor me pasojë tre të plagosur është shënuar pak minuta më parë në aksin rrugor Laç-Mamurras. “BalkanWeb” mëson  se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë nisur menjëherë hetimet.

Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes mes dy mjeteve. Të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ndërsa mësohet se dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: