LIBRAZHD

Një tjetër aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas. Gazetari i “BalkanWeb” Fatmir Popja, raporton se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të plagosurit janë dërguar  me urgjencë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të qytetit të Elbasanit.

Dyshohet se shkak i aksidentit është  bërë një parakalim i gabuar. Edhe mëngjesin e sotëm po në këtë aks rrugor ndodhi një tjetër aksident,ku mbeten të plagosur 3 persona pasi automjeti i tyre doli nga rruga dhe përfundoi i përmbysur ne rrjedhën e një përroi.

Burime nga vendi i ngjarjes i thanë gazetarit se të plagosurit janë nga qyteti i Elbasanit. Policia dhe grupi hetimor aktualisht ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave  të aksidentit.

n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: