Një vajzë e mitur ka humbur jetën në një aksident në Rrugën e Kombit. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:40 në fshatin Griq.

“BalkanWeb” mëson se një makinë tip ‘Toyota Yaris’ është përplasur në anësoren e autostradës dhe për pasojë mbeti e plagosur vajza e drejtuesit, e cila ndërroi jetë pak më vonë.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e shkaqeve.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 10:40, në autostradën Milot – Morinë, në vendin e quajtur “Fshati Gëziq”, shtetasi G.I., rreth 44 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë ka humbur jetën vajza e tij e mitur S.I. rreth 13-vjeçe, e cila ishte pasagjere në mjet, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: