Aksident në rrugën Tiranë-Elbasan. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se tre makina janë përplasur dhe njëra është kthyer përmbys.
Fatmirësisht nga përplasja nuk ka të lënduar. Shkak i aksidentit dyshohet lagështira në rrugë. Si pasojë e aksidentit është krijuar radhe kilometrike në drejtim për Elbasan.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për veprimet hetimore dhe menaxhimin e trafikut.