TIRANË

Një 55-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë pak çaste më parë në Tiranë. Gazetarja e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat raporton se ngjarja ka ndodhur tek  rruga “Teodor Keko”, në afërsi të “Unazës së Re”.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.  Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje.


Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:15, në rrugën “Teodor Keko”, automjeti me drejtues E. S., 32 vjeç ka goditur një këmbësor rreth 55 vjeç. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit shtetasi E. S është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifilimin e 55 vjeçarit që ndërroi jetë.


(n.m/BalkanWeb)

Etiketa: