TIRANË- Një aksident ka ndodhur pak para mesditës së sotme në Tropojë, ku ka humbur jetën një 64-vjeçar. Sipas të dhënave të para viktima është Man Dushaj. Po kështu nga aksidenti kanë mbetur të plagosur një prej drejtuesve si dhe një fëmijë 7-vjeçar. (foto ilustruese)

Mësohet se dy automjete një tip ‘BMW’ dhe një mjet ‘Benz’ janë përplasur në aksin Bajram-Curri- Fierzë. Për pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri i mjetit “Benz”, 64-vjeçari Dushaj. Po kështu edhe dy të plagosurit, shoferi dhe një fëmijë 7 vjeç ishin në automjetin “Benz”.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Po kështu është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit ‘BMW’ N.Madani. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: