VORË

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e  një 60-vjeçari është shënuar pasditen e sotme në fshatin Prezë. Sipas policisë, automjeti me drejtues shtetasin A. L ka aksidentuar për vdekje këmbësorin, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisarit dhe po merret në pyetje mbi ngjarjen.

Informacion Paraprak:

Rreth orës 16:56 në fashtin Prezë, Vorë, automjeti me drejtues shtetasin A. L ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç. Si pasojë e demtimeve të marra këmbësori ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A. L është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e trupit të pajetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: