DURRËS

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmje e sotme në afërsi të “Shkëmbit të Kavajës”. “BalkanWeb” mëson se një mjet ka përplasur këmbësorin, i cili ka humbur edhe jetën.

Burime paraprake bëjnë me dije se këmbësori i ka prerë rrugën makinës, ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për përcaktimin e shkaqeve.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 20.09.2019, rreth orës 18:30, në autostraden Kavajë – Durrës,​  te Shkëmbi Kavajës, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues​ shtetasin D. Gj., ka aksidentuar këmbesorin shtetasin R.D., rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: