Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën “Skënderbeu” në Fier.

Gazetari Enea Verria raporton për BalkanWeb se 4 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, teksa dy prej tyre kanë qenë në lëvizje dhe dy të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale. Sakaq mësohet për lëndime të lehta të drejtuesve të automjeteve që ndodheshin në to.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy ambulanca, policia dhe grupi hetimor për të zbardhur dinamiken e këtij aksidenti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb